Hakif Gashi zgjidhet president i ri i FC Prishtinës

Pasi ka thënë se të qenurit president i klubit nuk bënte pjesë në planet e tij, Hakif Gashi, tashmë president i ri i FC Prishtinës ka thënë se do të jap kontributin e tij për klubin bardhekalter

Hakif Gashi, president i ri i FC Prishtinës

“Nëse nuk do të besoja se nuk do të kisha sukses, nuk do të futesha fare në këtë punë. E dua këtë klub dhe dua të jap kontributin tim”.

Kështu ka thënë Hakif Gashi, tashmë president i ri i FC Prishtinës.

Hakif Gashi është zgjedhur president i ri i klubit të futbollit të kryeqytetit, FC Prishtina, pas 18 viteve të Remzi Ejupit si kryesuesi i ekipit bardhekaltër.

Pasi ka qenë prej kohësh një aksionar i ekipit kryeqytetas, Gashi ka thënë se të ishte president i klubit nuk bënte pjesë në planet e tij.

“Të jem i sinqertë nuk e kam pasur ndërmend e as ëndërr që në këto momente ta marr drejtimin e klubit, por situata e krijuar e ka kërkuar një profil të karakterit tim në drejtimin e skuadrës”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se planifikon të bëj një organizim të mirëfilltë të klubit gjersa ka theksuar se “me vullnet dhe njerëz të duhur do të rregullohen gjërat”.

Biznesmeni e tashmë presidenti i ekipit ka bërë të ditur se FC Prishtina i ka dyert e hapura për investitorë të rinj.

“Ata që kanë së pari qëllime të mira dhe janë të gatshëm që të na bashkëngjiten në një rrugë aspak të lehtë, por me synime të mira dhe të qarta, janë të mirëseardhur në klub. Duhet ta duam punën si fillim mu vullnet e pozitivitet që më pas të kemi suksese. Klubi është më shumë se një biznes, është emocion, aty është rinia jonë, e ardhmja jonë”, shkruan FC Prishtina.

Nën udhëheqjen e Ejupit, 59-vjeçar, FC Prishtina ka fituar gjashtë tituj të kampionit, pesë Kupa dhe pesë vjet ka garuar në Evropë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika