7 vjet nga themelimi i Gjykatës Speciale, qytetarët presin drejtësi

Themelimi i Gjykatës Speciale u bë nën qeverisjen e PDK-së e LDK-së, tani po mban në paraburgim ish-krerët e UÇK-së dhe ende nuk ka shpallur një vendim përfundimtar

Gjykata Speciale

Janë bërë shtatë vjet nga votimi i amendamentit të parë për Gjykatën Speciale në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë përvjetor,  RTV Dukagjini ka qëndruar në fshatin e ish-presidentit, Hashim Thaçi, të cilët mezi po e  presin rikthimin e tij e që po besojnë fuqishëm në pafajësinë e tij.

U insistua mjaftë shumë që të mos votohet, sikurse brenda Kuvendit por edhe jashtë.

Por, amendamenti për Gjykatën Speciale e ndryshimet kushtetuese kaluan me 82 vote për, pesë kundër dhe një abstenim në Kuvendin e Kosovës, para fiksh 7 vjetësh në seancën e fundit të sesionit pranveror.

Themelimi i këtij institucion që u bë nën qeverisjen e PDK-së e LDK-së, tani po mban në paraburgim ish-krerët e UÇK-së dhe ende nuk ka shpallur një vendim përfundimtar.

Bashkëfshatarët e një prej figurave kryesore të politikës kosovare që tani është në Hagë, ish-Presidenti Hashim Thaçi, në fshatin Burojë mezi po e presin rikthimin e tij dhe po besojnë fuqishëm në pafajësinë e tij.

“I gjithë fshati po e presim me padurim, besoj dhe shpresoj që kështu do të bëjnë edhe gjithë Kosova do ta mirëpresin atë”, ka thënë Afrim Shaqiri, qytetar.

Një tjerë të afërm thonë se pos Thaçit padrejtësi po bëhet edhe për tjerët.

“Kjo është një padrejtësi jo vetëm për Thacin por të gjithë krerët e Ushtrisë që po mbahen atje, kështu që drejtësia ka deviju dmth edhe ajo ndërkombëtare edhe në Evropë”, ka thënë Refki Thaçi, qytetar.

“Jo vetëm familja por të gjithë ata jo vetëm por e gjithë Kosova se ai na ka lanë keq të gjithëve. Në mes të rrugës na ka lanë”, ka thënë Sadik Thaçi, qytetar.

Të akuzuar për krime lufte nga kjo Gjykatë të cilët aktualisht po mbahen në paraburgim, janë edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Sali Mustafa.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika