Mitrovicë: Një 5-vjeçar humb jetën në aksident

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 19:00, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në të kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një bicikletë. Ndërkaq, si pasojë e tij ka humbur jetën një fëmijë

Ilustrim

Një 5 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra nga një aksidenti trafiku në Mitrovicë, njofton Policia e Kosovës.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 19:00, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në të kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një bicikletë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë.

Fevzi Sylejmani nga Qendra e Klinikës së Mjekësisë Familjare ka konfirmuar rastin me ç’rast ka thënë se ekipi mjekësor ka dalur në vendin e ngjarjes.

Portali Dukagjini do të ju mbajë të informuar.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika