Kenia: I dyshuari për trafikimin e kafshëve të egra kapet pas një shpërblimi prej 1 milion dollarësh

Abdi Hussein Ahmed, i njohur ndryshe si Abu Khadi, është arrestuar të martën e 2 gushtit në qarkun qendror të Meru, i cili dyshohej që kishte lidhje me një sindikatë transnacionale të kafshëve të egra dhe trafikut të drogës

Ilustrim

Policia e Kenias ka arrestuar një burrë i cili dyshohej që kishte lidhje me një sindikatë transnacionale të kafshëve të egra dhe trafikut të drogës, i cili ështtë paditur në një gjykatë amerikane.

Abdi Hussein Ahmed, i njohur ndryshe si Abu Khadi, është arrestuar të martën e 2 gushtit në qarkun qendror të Meru pas një njoftimi nga publiku, ka thënë policia.

Shtetet e Bashkuara kishin ofruar një shpërblim prej 1 milion dollarësh për informacionin që çonte në arrestimin e tij, transmeton BBC.

Në vitin 2019, zoti Ahmed është akuzuar në një gjykatë të Nju Jorkut për komplot për trafikimin e bririt dhe fildishit të rinocerontit.

Ai është akuzuar gjithashtu për konspiracion për të trafikuar të paktën një kilogram heroinë.

Bashkë me të janë paditur edhe tre burra të tjerë: Moazu Kromah, Amara Cherif, dhe Mansur Mohamed Surur.

Për rreth shtatë vjet, ata thuhet se kishin komplotuar për të kontrabanduar rreth 190 kilogramë bri dhe 10 ton fildish me një vlerë prej 7 milionë dollarësh nga Kenia, Uganda, Republika Demokratike e Kongos, Guinea, Mozambiku, Senegali dhe Tanzania.

Briri dhe fildishi dyshohet se ishin të destinuara për blerësit në SHBA dhe Azinë Juglindore.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika