Lady Gaga konfirmon se Phoenix do të jetë partneri i saj në filmin “Joker: Folie a Deux”

Artistja Lady Gaga ka konfirmuar se do të luajë me Joaquin Phoenix në vazhdimin e filmit "Joker: Folie a Deux”, i cili do të luhet në kinema më 4 tetor 2024

Artistja, Lady Gaga

Artistja me shumë vite në skenë, Lady Gaga së fundi përmes një postimi nè Twitter ka njoftuar se ka njoftuar se do të luajë së bashku me Joaquin Phoenix në vazhdimin e ardhshëm të filmit, “Joker”.

Todd Phillips është regjisori dhe bashkë-skenaristi i filmit “Joker”.

Philips ka konfirmuar se aktualisht është duke punuar për vazhdimin e filmit që do të titullohet “Joker: Folie a Deux”.

Lady Gaga ka thënë se filmi “Joker: Folie a Deux” planifikohet të luhet në kinema më 4 tetor 2024. Ndërsa, revista “Variety” ka raportuar se artistja Lady Gaga ka qenë në bisedime për rolin e Harley Quinn.

Roli i Harley Quinn është luajtur nga aktorja Margot Robbie, në tre filma, duke filluar në vitin 2016 në filmin “Suicide Squad”, pastaj në vitin 2020 në filmin “Birds of Prey” dhe në vitin 2021 në filmin  “The Suicide Squad”

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika