Gati 10 vjet nga aksidenti tragjik që la pilotin Michael Schumher larg karrierës

Piloti legjendar Michael Schumher, kishte pësuar aksident më 29 dhjetor 2013, gjatë një udhëtimi me ski në Zvicër dhe si pasojë e këtij aksidenti ka pasur një dëmtim traumatik të trurit. Schumher që nga ajo ngjarje nuk është shfaqur në publik asnjëherë

Michael Schumher, Ish-pilot gjerman i garave që konkurroi në Formula 1

Michael Schumher, ish-pilot gjerman i garave që konkurroi në Formula 1 ishte aksidentuar gjatë një udhëtimi me ski në Zvicër në vitin 2013 dhe kishte pësuar një dëmtim traumatik të trurit.

Piloti legjendar që nga aksidenti nuk është shfaqur në publik asnjëherë, kështu duke lënë edhe karrierën e tij në Formula 1.

Ndërsa ai është duke vazhduar ende rehabilitimin për gati 10 vjet, dhe duke qëndruar larg paraqitjeve publike.

Ndërsa, një ish-shef i Ferrarit ka thënë se gruaja e Schumacher, Corinna ka luajtur një rol të madh në mbajtjen e tij në jetë.

Foto nga ish-pilot gjerman i garave që konkurroi në Formula 1

Gjithashtu, Corinna ka folur për burrin e saj teksa ka pranuar një çmim në emër të tij gjatë fundjavës, duke u treguar të pranishmëve se si është gjendja shëndetësore e shoferit legjendar.

“Më mungon Michael çdo ditë, por nuk jam vetëm unë që ndjen mungesën e tij”.

“Janë fëmijët, familja, babai i tij, të gjithë rreth tij. Dua të them, të gjithëve u mungon Michael, por Michael është këtu”, ka thënë ajo.

Por sipas shefit të ekipit të Ferrarit, Jean Todt, Schumacher është ende gjallë për shkak të gruas së tij.

Ajo ia doli ta mbante atë nga vdekja duke mbajtur mbi supe përgjegjësi të rëndësishme, ka thënë ai.

Michael Schumher, Ish-pilot gjerman i garave që konkurroi në Formula 1

“Kam kaluar shumë kohë me Corinna-n që kur Michael pati aksidentin e tij të rëndë në ski më 29 dhjetor 2013. Ajo është një grua e shkëlqyer dhe drejton familjen”, raporton Express.

“Falë punës së mjekëve të tij dhe bashkëpunimit të Corinna-s, të cilët donin që ai të mbijetonte, ai mbijetoi por me pasoja”.

Ndryshe, Michael Schumacher ka festuar ditëlindjen e tij të 52-të më 3 janar 2022, duke qëndruar larg syrit të publikut siç ka bërë që nga aksidenti i tij.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika