UP-ja reagon pas publikimeve të “Webometrics”: Ishte gabim teknik i platformës

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" ka reaguar pas publikimeve të ranglistës prestigjioze ndërkombëtare “Webmetrics” duke thënë se ky universitet asnjëherë nuk është ranguar në pozitën 1 mijë e 471-të siç ka qarkulluar informacioni në disa media. Po ashtu, UP-ja shton se ky ka qenë një gabim teknik i platformës, i korrigjuar,  për të cilin janë dhënë pastaj sqarime nga menaxhmenti i kaluar

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtibna"

Ranglista prestigjioze ndërkombëtare “Webmetrics” rangon universitet botërore për cilësi.

Në këtë vit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është radhitur i 3 mijë e 31-ti në përditësimin e fundit të ranglistës prestigjioze “Webometrics”.

Pas publikimeve të ‘Webometrics”, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka reaguar me një komunikatë për media.

komunikatën për media të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” thuhet se në platformën SCIMAGO, e cila vlerëson performancën shkencore të universiteteve dhe institutcioneve kërkimore, Universiteti i Prishtinës ka shënuar rritje si në rangimin e përgjithshëm ashtu edhe në rangimin sipas metrikave të bazuara në kërkimin shkencor, inovacionin dhe ndikimin në shoqëri.

Për t’u përfshirë në këtë rangim institucioni duhet të dëshmojë performancë me numër të caktuar të publikimeve shkencore në Scopus.

“UP-ja është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë që listohet në këtë platformë ranguese”

Në komunikatën e UP-së thuhet se në rangimin “Webometrics”, Universiteti i Prishtinës rangohet si universiteti më i mirë nga të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë dhe trevat shqipfolëse. Pra, UP-ja nuk është universiteti i dyti më i dobëti në rajon, siç është prezantuar nga disa mediume.

Rangimi i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në vendin e 3 mijë e 31-të në ranglistën prestigjioze ndërkombëtare “Webmetrics”

“UP-ja në rangim lë prapa një numër të konsiderueshëm të universiteteve publike në rajon, ndërsa institucioni i dytë i arsimit të lartë në Kosovë, është dyfish më poshtë në rangim krahasuar me UP-në”.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shtuar se në edicionin e gushtit 2022, UP-ja mban pozitën 3031, ndërkaq në janar 2022 ka pasur pozitën 3027. Në vitin 2021 ka pasur pozitën 3009, vitin 2020 pozitën 2827, vitin 2019 pozitën  2776 dhe në vitin 2018 pozitën 3320.

“UP-ja asnjëherë nuk është ranguar në pozitën 1 mijë e 471-të siç ka qarkulluar informacioni në disa media. (Ky ka qenë një gabim teknik i platformës, i korrigjuar,  për të cilin janë dhënë pastaj sqarime nga menaxhmenti i kaluar)”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika