Kosova shënon fitoren e parë në Kampionatin Evropian U-18

Dardanët e rinj kanë mundur Qipron me rezultat 90-74 (26:19, 26:15, 18:19, 20:21), në sfidën e vlefshme për vendin e 21-të.

Kosova ka shënuar fitoren e parë në ndeshjen e fundit të Kampionatit Evropian, Divizioni B për meshkuj U-18 duke mundur Qipron me rezultat të thellë, 90-74, bën të ditur FBK.

Pjesa e parë për dardanët u nis me një epërsi prej 6 pikësh për të përfunduar çerekun e parë me shifrat e shënuara 26-19.

Epërsia e këtillë vazhdoi edhe në pjesën e dytë të lojës me rezultat 52-34.

Megjithëse në periodën e tretë Qiproja tentoi të rikthehej, Dardanët mbajtën epërsinë.

Dhjetë minutat e fundit ishin të barabartë, 20:21, duke bërë që Kosova të triumfojë me rezultat 90-74.

Tek Kosova u dalluan Olsi Kurtaj me 21 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime, Norik Binqe me 16 pikë e pesë kërcime, Anes Gashi me shtatë pikë e 13 asistime, Bardh Istrefi me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Arlind Konjuhi me 17 pikë.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika