Kurti për festivalin e SunnyHill-it: U mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin

SunnyHill sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka pasuruar Kosovën në jetën artistike dhe e ka promovuar atë në arën ndërkombëtare  

Kryemninistri Albin Kurti dhe Dua Lipa

“SunnyHill u mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me artisten Dua Lipa.

Tutje Kurti ka thënë se Dua Lipa është vajza e Kosovës e cila e ka bërë vendin e saj të shkëlqej nëpërmjet Festivalit të SunnyHill-it.

“Kosova po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij”, ka konstatuar Kurti.

Ndërkohë ai e ka falënderuar Lipën “për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm”.

Kryemninistri i Kosovës Albin Kurti dhe Dua Lipa

Ai ka theksuar se në këtë festival katër ditor kanë përformuar emra të njohu të muzikës ndërkombëtarë dhe vendorë dhe sipas tij, ekipi i SunHill-it ka bërë punë duke e promovuar Kosovën.

“SunnyHill është edhe dobi për ekonominë lokale, ndërsa sivjet edhe mbështetje ndaj angazhimeve shtetërore për liberalizimin e merituar të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shtuar ai.

Për Kurtin, Festivali “SunnyHill-it” i ka dhënë shije jetës kulturore në Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika