Kryeministri Rama takohet me Erdoganin në Turqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Ankara të Turqisë, ku është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, takim në të cilin kanë biseduar për krizën e energjisë elektrike dhe produkteve bazë ushqimore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Të mërkurën e dhjetë gushtit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar në Turqi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në këtë takim ata kanë diskutuar për krizën e energjisë elektrike dhe produkeve bazë ushqimore.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka bërë të ditur se muajin e ardhshëm presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do t’i vizitojë vendet e Ballkanit.

Sipas ministrit Çavusoglu, kjo vizitë konfirmon përkushtimin e shtetit turk për vendet e Ballkanit.

Ai u shpreh se Turqia e mbështet paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

“Vizita që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm konfirmon angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Turqia mbështet fuqishëm paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, tha Cavusoglu.

Ai foli edhe për rolin e Turqisë dhe operacioneve të saj ushtarake në veri të Sirisë.

“Vendi ynë ka kontribuuar ndjeshëm në sigurinë e miliona sirianëve, kështu që nuk mund të pritet që ne të ulemi me duar të mbledhura kundër sulmeve të terroristëve të YPG/PKK-së”, ka thënë Cavusoglu.

Po ashtu, ai foli edhe për konfliktin ku është i përfshirë Azerbajxhani, duke thënë se e mbështet çlirimin e territoreve të okupuara.

Erdogan pritet që muajin e ardhshëm t’i vizitojë vendet e Ballkanit

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika