Komuna e Podujevës së shpejti do të bëhet me Urgjencën e Qytetit

Në komunën e Podujevës do të ndërtohet Urgjenca e Qytetit, projekt në vlerë 1.7 milionësh, kështu duke kontribuuar në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore

Urgjenca e Qytetit, projekt 1.7 milionësh në Komunën e Podujevës

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur për projektin për ndërtimin e Urgjencës së Qytetit, projekt i cili do të kontribuojë në infrastrukturën shëndetësore të qytetit.

“Gjatë takimit që kemi zhvilluar me drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabab dhe përfaqësuesit tjerë nga kjo organizatë, na është kumtuar lajmi se është aprovuar në Zyren Qendrore në Katar ndihma financiare për ndërtimin e Urgjencës së Qytetit në Podujevë”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Ai ka thënë se në ditët në vijim pritet të nënshkruhet marrëveshja finale dhe të fillojnë punimet.

May be an image of 4 people, road and text that says "MEDICAL EMERGENCY ENTRANCE"
Projekti “Urgjenca e Qytetit” në komunën e Podujevës

Në këtë projekt, Komuna e Podujevës do të participojë me 600 mijë euro, ndërsa organizata “Qatar Charity” me 1.1 million euro.

Ai ka falënderuar organizatën e Katarit për mundësinë e realizimit të këtij projekti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika