Kamioni me 49 emigrantë humb kontrollin në rrugën Gjevgjeli-Demir Kapi, 24 persona mbesin të lënduar

 Një kamion që transportonte emigrantë ka dalë nga rruga dhe si pasojë 24 persona janë lënduar  

ilustrimi

Të mërkurën e 10 gushtit, ka ndodhur një aksident ku një kamion që barte emigrantë ilegalisht kishte humbur kontrollin në afërsi të Marvincës, në rrugën Gjevgjeli-Demir Kapi. Si pasojë e këtij aksidenti ishin lënduar 24 emigrantë.

Nga 24 personat e lënduar, dy emigrantë kishin qenë me lëndime më të rënda dhe janë dërguar në spital për kurim më të specializuar.

Ndërsa shoferi i kamionit pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin me personat e lënduar në brendësi të tij.

Për t’iu dalë në ndihmë të lënduarve kishin ardhur ekipet e emergjencës nga Gjevgjelia, Vallandova, Kavadari dhe Negotina.

“Pas orës 19:00 në Spitalin e Përgjithshëm të Gjevgjelisë disa herë janë sjellë persona të lënduar në aksident trafiku. Ata janë hospitalizuar në Repartin e kirurgjisë. Janë trajtuar gjithsej 24 persona, me lëndime të llojeve të ndryshme. Pas kontrolleve, radiografive dhe ekzaminimeve të tjera është konstatuar se 22 persona kanë marrë lëndime të lehta”.

“Dy persona me lëndime të rënda janë dërguar në Qendrën Klinike urgjente në Shkup. Një person me lëndime në gjoks është mbajtur aty, ndërsa personi tjetër me lëndime të vertebrës torakale është kthyer në spitalin e Gjevgjelisë, me rekomandim për trajtim të mëtutjeshëm spitalor në Repartin e kirurgjisë”, tha Mitko Kërxhov, drejtor i Spitalit të përgjithshëm të Gjevgjelisë.

Zyrtarisht, nga të dhënat e para, emigrantët rezultojnë të jenë nga Siria, raporton RTV21 mk.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika