Ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrikë në Prishtinë

Pas shqetësimit dhe rrezikut që kanë shfaqur në shoqëri, trotinetët elektrikë janë ndaluar që të përdoren në sheshet e kryeqytetit

Trotinetët elektrikë

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se qarkullimi i trotinetëve elektrikë në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh të këmbësorëve është ndaluar.

Përmes një postimi në Facebook, Zogaj ka bërë të ditur se kjo masë do të vlejë deri votimin e rregullores e cila është duke u punuar.

“Kemi ndaluar qarkullimin  trotinetëve,biçikletave dhe gjithë mjeteve motorike elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të Kryeqytetit, në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve”, ka shkruar Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022.

Trotinetët elektrikë çdo ditë e më shumë po e zëvendësojnë transportin rrugor, e po ashtu ecjen në këmbë. Praktik për ambientin, por edhe të rrezikshëm për ata që i drejtojnë. Kështu të paktën thonë mjekët e Klinikës Emergjente në QKUK.

“Ka pasur lëndime bukur të rënda në kokë dhe pas ekzaminimeve tomografike të kokës pacienti është dërguar në shërim të mëtejmë në parametra vitale stabile në Klinikën e Neurokirurgjisë”, ka deklaruar për RTV Dukagjini mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.

Para pak ditësh, një video e cila tregon një burrë gjersa vozit një trotinet elektrik ku në pjesën e pasme të së cilit gjendet një fëmijë, është bërë virale.

Videoja është publikuar nga grupi në Facebook, “Vrojtuesit e lagjes”.

Shqetësuese: Qytetari rrezikon jetën e fëmijës me trotinet elektrik(VIDEO)

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika