Ministri Krasniqi: Janë ndarë mbi 10 milionë euro për projekte në komuna

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se janë ndarë mbi 10 milion euro për projekte në Komunat e Kosovës

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka ndarë 10.5 milion euro për projekte në komunat e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili ka thënë se kjo shumë është ndarë së bashku me donatorë.

Po ashtu, ai ka thënë se janë nënshkruar 65 marrëveshje me komunat, të cilat ai nuk i ka përmendur.

“MAPL dhe donatorët kanë ndarë 10.5 milion për projekte në Komuna. Janë nënshkruar 65 marrëveshje me Komunat”, ka deklaruar Krasniqi, në rrjetin social Facebook.

Foto ilustrim

Ndërsa, sipas tij procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar komunave.

Gjithashtu, ai ka shtuar se në momentin që projektet realizohen në teren nga komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit.

Ndërkaq, Krasniqi është shprehur se me këtë vendim ”Qeveria është ajo që investon dhe mbështet Komunat”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika