Britania e shqetësuar për gjuhën e përdorur dhe rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasada britanike në Kosovës ka thënë se takimi i kryeminsitrit Albin Kurti dhe rpesidentit Aleksandër Vuçiq, që pritet të ndodhë të enjten në Bruksel, është një mundësi e mirë për t’i ulur tensionet dhe për t’i normalizuar marrëdhëniet

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, të martën e 16 gushtit ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Dy ditë para takimit në Bruksel midis krerëve të dy shteteve fqinje, siç njofton Ambasada e Britanisë në Kosovë, Peach ua ka bërë të qartë Kurtit dhe Vuçiq se gjatë takimit të tyre t’i vënë në rend të parë qytetarët.

“Përfaqësuesi Special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka folur dje me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, duke cekur shqetësimin e Britanisë për rritjen e tensioneve dhe gjuhën e përdorur në ditët e fundit. Liderët tash kanë mundësi dhe përgjegjësi në bisedimet në Bruksel të vënë qytetarët e tyre në rend të parë, të ndërtojnë më tepër në përparimet e bëra në dialog deri më tash dhe të bëjnë hapa më të mëdhenj drejt normalizmit të marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike (NATO), Jens Stoltenberg, të mërkurën e 17 gushtit, në Bruksel do të zhvillojë takime ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të NATO-s, ku thuhet se Stoltenberg takimin e tij me Vuçiqin do ta nisë nga ora 15:30 kurse me Kurtin nga ora 17:00.

Pas secilit është paralajmëruar se do të mbahet konferencë për media.

“Sekretari i përgjithshëm dhe Kurti do të mbajnë konferencë të përbashkët në selinë e NATO-s pas takimit të tyre”, thuhet në njoftim.

Takimi me Stoltenbergun vjen një ditë para se Kurti e Vuçiq të ulen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Të dy krerët e dy shteteve fqinje do të priten nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi do të nisë të enjten nga ora 10:30.

“Do t’i adresohet çështjeve aktuale dhe ka synim të zbusë tensionet aktuale në terren. Përfaqësuesi i Lartë do të mbajë edhe takime të ndara me secilin lider”, thuhet nga BE-ja.

Sipas njoftimit, ky takim gjithashtu do të trajtojë çështjet aktuale dhe do të synojë zbutjen e tensionit aktual në terren.

“Përfaqësuesi i Lartë do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider. Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë”, thuhet më tutje.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika