Gjermanët nxitojnë të grumbullojnë qymyr për ditët e ftohta të dimrit

Në kryeqytetin gjerman, Berlin, 5 mijë deri në 6 mijë familje ende përdorin qymyrin për ngrohje gjatë ditëve të ftofta të dimrit. Ndërsa, personat që ende përdorin këtë lëndë djegëse për ngrohje janë shpesh njerëz të moshuar, të cilët jetojnë në shtëpi të vjetra që nuk janë rinovuar kurrë

Ilustrim

Në kryeqytetin e Gjermanisë, karburantet fosile janë bërë një mall i rrallë.

Në Berlin, 5 mijë deri në 6 mijë familje ende ngrohen me qymyr.

Personat që ende përdorin qymyrin për ngrohje janë shpesh të moshuar, ndonjëherë krejtësisht të varur nga kjo lëndë djegëse dhe që jetojnë në shtëpi të vjetra që nuk janë rinovuar kurrë, ose adhurues të nxehtësisë së madhe që buron nga sobat e vjetra.

Por këtë vit, klientët e rinj kanë mbërritur “në tufa”, ka thënë Frithjof Engelke, biznesi i vogël i të cilit është diversifikuar gjithashtu në pelet druri dhe naftë, raporton euronews.

“Unë jam duke blerë qymyr për herë të parë pas shumë vitesh”, ka theksuar Jean Blum.

Meqenëse shtëpia e tij ka qenë e pajisur me gaz, ai ndonjëherë e ka ndezur sobën, por vetëm me dru.

Dhe ndërsa çmimet e qymyrit janë rritur, ai ende mbetet shumë më i ulët se ai i gazit apo i drurit.

“Edhe nëse është e keqe për shëndetin, është më mirë se të jesh i ftohtë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, prodhimi i qymyrit është rritur në të gjithë Gjermaninë që nga fillimi i vitit, por kërkesa është e madhe dhe furnitorët janë të shqetësuar se mund të mos jenë në gjendje ta përmbushin atë plotësisht gjatë dimrit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika