Për 1 orë e gjysmë u mora në pyetje në kufi me Serbinë, më bënin pyetje politike

Qëndron Kastrati, PSD

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, tash anëtar i kryesisë së Partisë Social Demokrate, ka treguar se si është ndaluar në kufi me Serbinë për më shumë se dy orë.

Në emisionin “Five”, ai ka rrëfyer se si dy persona pa uniforma policore e kanë shoqëruar në një zyrë në kufi me Serbinë tek Dheu i Bardhë, ku është marrë në pyetje rreth një orë e gjysmë.

Kastrati u shpreh se me të hyrë në zyrë, disa persona të paunifromuar që ai dyshon se ishin pjesëtarë të shërbimit sekret serb, e kanë pyetur për situatën politike në Kosovë.

Njëra nga pyetjet që ata i kanë bërë, ka qenë se a e njeh ish-komandantin e UÇK-së, Fatmir Limaj. Një pyetje tjetër sipas Kastratit ishte se cila ka qenë arsyeja që ai ka dalur nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kanë qenë disa persona pa unifroma pa identifikim, u bë e qartë se nuk mund të udhëtojë andej, sepse i dhënë leje autobusit me vazhdu. Ata kërkuan që ta marrë bagazhin, unë thash se unë vetëm dokumentet e identifikimit jo tjetër gjë”, ka deklaruar ai.

“Më kërkuan me e fikë telefonin, filluan të bëjnë pyetje politike, një pyetje ishte pse ke dalë nga LVV-ja, një pyetje tjetër është se a e njihni Fatmir Limajn. Unë refuzoja, i tregoja që i di rregullat, duhet të jetë një avokat këtu”, ka vijuar ai.

“Bënin pyetje politike, se a njeh figura politike të Gjilanit dhe Prishtinës, dhe a ke me kandidu prapë për kryetar të Kamenicës”, ka thënë Kastrati.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve  që t’i raportojnë rastet e ngjashme dhe të mos frikësohen.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika