Gërvalla takon ambasadoren e Izraelit: Presim me padurim forcimin e partneritetit

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë takimit me ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, e ka mirëpritur forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit midis dy vendeve.

Me anë të një postimi në Twitter, Gërvalla ka potencuar se Kosova dhe Izraeli ndajnë vlera dhe qëllime të përbashkëta.

“Ramë dakord që të punojmë ngushtë për një sërë çështjes. Mezi presim të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Gërvalla.

Ndryshe, ambasadorja izraelite të martën e pesë prillit është takuar edhe me kryetarin e kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nga i cili është uruar për detyrën.

Në një komunikatë për media nga zyra e kryetarit të kuvendit thuhet se, gjatë këtij takimi një ndër temat e diskutuara është strehimi i qytetarëve të Kosovës gjatë periudhës së luftës.

“Janë vënë në pah raportet miqësore mes shqiptarëve dhe hebrenjve përgjatë historisë, dhe u shpreh me mirënjohje për kontributin e Shtetit të Izraelit në strehimin e refugjatëve kosovarë të luftës”, thuhet në njoftim.

Bazuar në këtë komunikatë thuhet se, të dyja palët janë shprehur të gatshme të thellojnë bashkëpunimin.

“Në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë për qytetarët dhe shtetet tona”.

Ndërkaq, Izraeli dhe Kosova kishin vendosur marrëdhënie diplomatike më një shkurt 2021, ndërsa Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem, më 14 mars të po të njëjtit vit.

Hapja e kësaj ambasade rrjedh nga marrëveshja e katër shtatorit të vitit 2020 në Washington.

Ndërkohë, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika