A do të mbijetojë qeveria e Abazoviqit?

Qeveria e Malit të Zi e udhëhequr nga kryeministri Dritan Abazoviq, të premten do të përballet me mocionin e mosbesimit, mocion ky i thirrur nga Partia Demokratike Socialiste(PDS) dhe një pjesë e partive të tjera

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Të premten e 19 gushtit, Kuvendi i Malit të Zi do të mbajë votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviq.

Seanca është caktuar në orën 11:00.

Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviq me ministrat e kabinetit të tij.

Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga, gjithsej, 81 sa janë në Kuvend.

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe një pjesë e partive të tjera, është në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Ndryshe, më 28 prill, Dritan Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi.

Tentimi nga Qeveria e Malit të Zi, e udhëhequr nga kryeministri Dritan Abazoviq, për ta miratuar draft-kontratën me Kishën Ortodokse Serbe, nuk është pritur mirë nga presidenca malazeze.

Ndërkaq, Abazoviq nuk e konsideron si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Ai e cilëson si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit.

Marrëveshja e Abazoviq me Kishën Ortodokse Serbe, naivitet apo qëllim politik?

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika