Osmani bisedon me presidenten e PE-së, kërkon përshpejtim të procesit të liberalizimit të vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, të cilës i ka kërkuar përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në njoftimin e zyrës së presidentes, thuhet se gjatë këtij takimi virtual Osmani ka ritheksuar se populli i Kosovës është populli më proevorpian në botë, prandaj e meriton të drejtën e udhëtimit të lirshëm.

“Vlerat evropiane janë të mishëruara në Kushtetutën e Kosovës dhe përparimi i vazhdueshëm i vendit tonë në indekset e ndryshme të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit janë dëshmi që e ardhmja jonë e vetme është në familjen evropiane. Jemi të përkushtuar që të forcojmë marrëdhënien tonë për një rrugëtim të drejtë e të barabartë drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Në këtë bashkëbisedim është diskutuar edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Osmani ka thënë se, Kosova është mjaft konstruktive në këtë proces.

Ndërkohë, presidentja Osmani e ka informuar presidenten Metsola për synimin e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, dhe përpjekjet institucionale për rimëkëmbje nga pandemia.

Ndërkaq, presidentja Matsola e ka falënderuar presidenten Osmani për bashkërendimin e Kosovës me partnerët perëndimorë për luftën në Ukrainë, dhe ritheksoi kërkesën e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për përshpejtim të liberalizimit të vizave.

Ndryshe, më 29 mars të vitit 2022, ish-ministri shtetëror gjerman në Evropë, Michael Roth, i ka bërë thirrje BE-së që ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një shkrim në Twitter, pas takimit me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deputeti gjerman ka thënë se Ballkani Perëndimor i takon BE-së.

“BE-ja duhet t’i mbajë premtimet: Duke nisur nga bisedimet për pranim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë ai.

Roth kishte shërbyer në postin e ministrit shtetëror për Evropën në periudhën 2014-2021, nën Angela Merkelin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika