Kajtazi për punësimet në KEK: Afera e KEK-ut e ka kaluar edhe atë të Pronto-s

Gazetari Vehbi Kajtazi, lidhur me punësimet e reja në konkursin e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës (KEK), ka deklaruar se kjo aferë në KEK e ka kaluar edhe aferën “Pronto”.

Sipas tij, bëhet fjalë për numër shumëfish më të lartë se sa në aferat e tjera.

“Nga përmasat e kësaj që ka ndodhur në KEK tejkalon secilën aferë punësimesh që ka ndodhur në Kosovë, e kalon edhe Pronton. Në rastin Pronto flitet për diku 20-25 persona që janë rehatuar në borde të ndryshme, në disa ndërmarrje si Hidro Drini, InfraKosi, ndërmarrja e ujësjellësit të Gjilanit, e të tjera. Përmasat e kësaj që ka ndodhur nuk ka ndodhur asnjëherë”, ka thënë Kajtazi.

Ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me sloganin “Krejt dhe Drejt”, po nënkuptohet rehatimi i të gjithë njerëzve e militantëve në institucione.

“Këta, ‘Krejt dhe Drejt’ me gjasë ‘krejt’ e ka nënkuptuar, krejt njerëzit e vet m’i fut nëpër institucione”, ka shtuar Kajtazi.

Gazetari Vehbi Kajtazi

Po ashtu, Kajtazi ka potencuar se janë të punësuar 128 persona që, sipas tij, thuajse të gjithë janë njerëz të VV-së.

“Ky është thelbi i asaj që ka ndodhur në KEK. Kemi arritur t’i faktojmë me emra e mbiemra, me lidhje familjare, se si njerëzit që janë drejtues në KEK, filimisht, janë kujdesur t’i marrin nga një, dy apo tre familjarë në këtë konkurs. Janë njerëz të VV-së”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka mohuar në mënyrë kategorike raportimet se të punësuarit e fundit në KEK kanë lidhje familjare apo janë militantë të LVV-së.

Krzeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Nuk ka punësim të militantëve, ka komisione të cilët bëjnë një vlerësim pasi që ka teste edhe me shkrim edhe intervistim dhe, gjithashtu, ka edhe të drejtë ankese, nëse ka pasur ndonjë parregullsi apo padrejtësi, ankesa dhe shqyrtimi do ta rregullojë”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media ka konfirmuar se pas raportimeve, kanë filluar hetimet në lidhje me punësimet e reja në konkursin e KEK-ut.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika