Reagon ministria e Mbrojtjes në Shqipëri, thotë se shtetasit rus dhe ukrainas janë ndaluar nga autoritetet

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka reaguar duke thënë se shtetasit e huaj (rusët) që kanë sulmuar ushtarët shqiptarë në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh janë ndaluar nga autoritetet. Ndërsa gjendja shëndetësore e dy ushtarakeve shqiptare thuhet që është stabile

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka reaguar në lidhje me incidentin që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh.

“Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

Në reagimin e minisitrisë thuhet se shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Gjendja shëndetësore e dy ushtarakeve shqiptare është e stabilizuar”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

Të shtunën e 20 gushtit, dy ushtarë shqiptarë të cilët ishin caktuar me detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pasi janë përplasur fizikisht me tre shtetas rusë, të dyshuar si agjentë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika