Aksident në Lushnje – lëndohen 6 persona, mes tyre 2 fëmijë

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e së dieles së 21 gushtit, në një aksident në Lushnje

Ilustrim

Të dielën e 21 gushtit, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Lushnje.

Sipas policisë, të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor dhe të njëjtit raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnje në fshatin Pirrë. 55-vjeçari M. Kapllani duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues 27-vjeçarin me iniciale I. K., banues në fshatin Pirrë”, shkruan TVKlan.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët: G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika