Dhunojnë viktimën derisa ishte pa vetëdije, ngritet aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve E.S., dhe T.J., të cilët nga data 23 qershor e këtij viti gjenden në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ata në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Dhunimi”

Prokuroria Themelore në Prizren

Të hënën e 22 gushtit, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për dhunim.

Sipas njoftimit, personat me inicialet E.S., dhe T.J., nga data 23 qershor të këtij viti gjenden në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ata në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Sipas aktakuzës, në periudhën kohore prej 16-17 qershor 2022, në fshatin Nashec – Komuna e Prizrenit, të akuzuarit E.S., dhe T.J., së bashku detyrojnë viktimën M.E., për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, me përdorim të forcës dhe shkaktimin e dehjes së të dëmtuarës, në atë mënyrë që me automjet e shoqërojnë në një restaurant dhe pastaj në shtëpizën e të akuzuarit T.J., në fshatin Nashec, e detyrojnë që të konsumojë pije alkoolike dhe substanca narkotike, duke e sjellë të dëmtuarën në situatë pa vetëdije, me ç’rast i akuzuari T.J., e godet me një mjet të fortë në kokë, ashtu që e dëmtuara M.E., e humb vetëdijen dhe të njëjtit kryejnë marrëdhënie seksuale me viktimën”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, të akuzuarit kanë përmbushur elementet e veprës penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen, të shpallen fajtorë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika