Raporti 24-orësh i policisë: Tetë raste të dhunës në familje

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës

Ilustrim

Në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës, janë tetë raste të cilësuara si “Dhunë në familje”.

Në shtatë nga këto raste, kryesit e dhunës janë të gjinisë mashkullore, kurse viktimat të gjinisë femërore.

Vetëm në komunën e Prishtinës janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Në të tria rastet të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Nga dy raste janë raportuar në komunat e Gjakovës dhe të Suharekës. Në Suharekë, në një rast viktima ka qenë mashkull kurse e dyshuara e gjinisë femërore.

Në Gjakovë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike dhe e kishte ofenduar përmes rrjeteve sociale viktimën femër kosovare.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte ofenduar përmes rrjetit social viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, në rastin tjetër i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës. Në shtëpinë e tij Policia e Kosovës gjatë bastisjes ka sekuestruar një armë automatike dhe një revole.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin poashtu është realizuar një bastisje në shtëpinë të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një armë AK 47 me një karikator dhe 15 fishekë, një revole me një karikator dhe një këllëf i revoles. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Po ashtu, një rast i dhunës në familje është raportuar në komunën e Kamenicës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika