Twitter thotë se pezulloi gabimisht llogaritë e ambasadave serbe

Gjiganti Twitter ka bërë të ditur se pezullimi i disa llogarive të politikanëve serbë ishte bërë gabimisht

Ilustrim

Kompania Twitter ka pezulluar llogaritë e disa deputetëve dhe politikanëve të Partisë Përparimtare Serbe, e cila është në pushtet në Serbi, dhe të një zyrtari qeveritar me 18 gusht.

Por, në një përgjigjie për REL-in nga Twitter kanë bërë të ditur se pezullimi i këtyre llogarive ishte bërë gabimisht.

“Duke përdorur burimet teknologjike dhe njerëzore, ne largojmë miliona llogari çdo javë për shkelje të rregullave të platformës sonë. Në këtë rast, ne gabimisht kemi ndërmarrë veprime ndaj dhjetëra llogarive dhe ato tashmë janë rikthyer”, ka thënë një zëdhënës i Twitter-it dërguar.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë njoftoi më 22 gusht se pezullimi i llogarive “u bë pa asnjë sqarim dhe pa asnjë njoftim paraprak që do të tregonte për ndonjë shkelje të mundshme të rregullave të komunikimit në këtë rrjet social”.

Në mesin e llogarive të pezulluara ishin edhe llogaria e organizatës joqeveritare CRTA që monitoron punën e Kuvendit.

Twitter pezullon disa llogari të politikanëve në Serbi

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika