Escobar dhe Lajçak të mërkurën takohen me Osmanin, Kurtin dhe opozitën

Të mërkurën e 24 gushtit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të zhvillojnë një takim me përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Albin Kurti, Gabriel Escobar, Miroslav Lajçak dhe Vjosa Osmani

Ndonëse ka mbetur edhe një javë kohë deri më një shtator, kur Qeveria e Kosovës do të nisë zbatimin e vendimeve për riregjistrim të automjeteve me targa serbe në RKS dhe lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit serbë, tashmë veçse kanë filluar vizitat ndërkombëtare në Kosovë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Për shkak të situatës së krijuar, përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po qëndron në Kosovë.

Kësaj vizite i është bashkuar edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç është konfirmuar për RTV Dukagjinin, nga zyrtarja e shtypit për Politikë të Jashtme dhe Siguri nga BE, Paloma Hall Caballero, qëllim i tyre është që të bisedojnë me palët për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme, përpara një shtatorit.

Në përpjekje që të shmangen tensionet e reja midis dy vendeve fqinje, të mërkurën e 24 gushtit, do të zhvillohen takime të rëndësishme të dy emisarëve me liderët e shtetit.

Lajçak, në kuadër të kësaj vizite do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky takim do të zhvillohet rreth orës 14:00.

Pos presidentes, Lajçak do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, dhe liderët e partive opozitare.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrisë, Escobar dhe Lajçak në orën 14:00 do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kurse në orën 15:00 me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftim.

Dyshja do të takohet edhe me liderët e partive opozitare në orën 16:00.

Pas këtyre takimeve, të enjten dy emisarët pritet të vizitojnë edhe pjesën veriore të vendit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika