Qeveria del me vendim, FShU të sigurojë energjinë elektrike për furnizimin e konsumatorëve

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e obligimit për shërbim publik shtesë kompanisë që vepron si Furnizues i Shërbimit Universal për të subvencionuar tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët

Mbledhja e 94-të e Qeverisë së Kosovës

Të mërkurën e 23 gushtit, në mbledhjen e 94 të Qeverisë së Kosovës me propozim të Ministrisë së Ekonomisë është marrë vendimi për vendosjen e obligimit për shërbim publik shtesë kompanisë që vepron si Furnizues i Shërbimit Universal (FShU), sipas zotimit të ndërmarrë më parë nga Qeveria për të subvencionuar tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët.

Përmes një postimi në Facebook, Ministria ka bërë të ditur se me këtë vendim, obligohet FShU që të sigurojë energjinë elektrike për furnizimin e konsumatorëve nën kushtet më të favorshme ekonomike dhe të përdorë fondet e Qeverisë së Kosovës në formë të subvencionit të dedikuara për konsumatorët për të zbutur ndikimin e tarifave të energjisë elektrike te qytetarët.

Sipas njoftimit, FShU gjithashtu obligohet që t’i ofrojë informata të sakta konsumatorëve për ndikimin e subvencionit në faturën e tyre mujore, ndërsa Ministrisë së Ekonomisë të dhëna të detajuara mbi shfrytëzimin e subvencionit.

Në këtë mbledhje, gjithashtu, u mor vendimi për ndarje të mjeteve në shumë prej 41 milionë euro te Ministria e Ekonomisë, për të mundësuar kështu disbursimin e mjeteve për subvencionimin e konsumatorëve për periudhën shkurt-korrik 2022.

Kjo shumë është pjesë e zotimit prej 90 milionë euro të dhënë nga Qeveria e Kosovës në shkurt të këtij viti si rrjedhojë e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike nga ana e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, me qëllim të zbutjes së ndikimit të rritjes së tarifave te konsumatorët.

Ndërkaq, nga shuma prej 10 milionë euro të ndara te KEK për subvencionimin e energjisë elektrike në janar të vitit 2022 janë shpenzuar, gjithsej, rreth tre milionë euro.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika