Çitaku për dialogun: Audienca e Kosovës janë Washingtoni dhe Brukseli, jo Vuçiq

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, audienca e Kosovës janë Washingtoni dhe Brukseli ,nuk është presidenti serb, Aleksandër Vuçiq

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se audienca e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi nuk është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Serbia edhe mund të mos pajtohet me marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke në qendër. Tekefundit, nuk janë pajtuar as në Rambuje (marrëveshje e cila na e solli lirinë) e as ne Vienë (marrëveshje e cila na e solli pavarësinë)”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo ndër të tjera ka thënë se audienca e Kosovës janë Washingtoni dhe Brukseli.

“Ata duhet t’i bindim se jemi serioz dhe të përgatitur”, duke shtuar se ata mbajnë çelësin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO.

Ndryshe, për takimin e 18 gushtit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pasur reagime të shumta.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, për dialogun Kosovë-Serbi kishte thënë se në takimin e dy liderëve në Bruksel, Serbia ka qenë e gatshme për negociata, ndërsa Kosova jo.

Ndërkohë kryeministri Albin Kurti e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e Ambasadorit se pala kosovare nuk ka qenë konstruktive në takimi me palën serbe.

Ndërsa, ish-emisari amerikan për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Frank Wisner, ka thënë se vetëm një rund i bisedimeve në dialogun Kosovë-Serbi nuk zgjidh asgjë, duhet të ketë edhe runde të mëtutjeshme.

“Kritikat nga ambasadori Christopher Hill, shtytje për marrëveshje”

 

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika