Sekretari i MF-së: Pezullimi i pagës për grevistët është i bazuar në ligj

Zv. Sekretar i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, ka thënë se pezullimi i pagës për punëtorët që nuk dalin në punë është i bazuar në ligj

Ministria e Financave

Sekretari i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, në një prononcim për RTV Dukagjinin, ka thënë se sindikatat nuk e kanë njoftuar ministrinë për mbajtjen e grevës, sipas tij njoftimin e kanë marrë nga mediat.

Tutje Spahiu tha, se pezullimi i pagave për grevsitët është i bazuar në ligj.

“I referohem nenit 18 efektit të ligjit të grevave të ligjshme, i cili e ka një përmbajtje: Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës duke e përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar”, ka deklaruar ai.

Edhe pse greva nga sindikatat ishte paralajmëruar gati 2 muaj më parë, Spahiu ka insistuar se një gjë e tillë nuk është bërë zyrtarisht nga punëdhënësit.

Ai ka theksuar se është dashur që Ministria e Financave, të njoftohet shtatë ditë përpara në mënyrë zyrtare.

“Situata ka ndodhur, në mëngjes e kemi pranuar njoftimin për grevën njoftim që është dashur ta pranojmë 7 ditë përpara. Ne e kemi pranuar njoftimin nga mediat. Nuk kemi pranuar diçka zyrtare. Ne jemi zotu që të mos cenojmë të drejtën e grevës, të mos diskriminojmë askënd që bëhet pjesë e grevës”, ka deklaruar ai.

Ai ka përsëritur se ndërprerjeje e pagës për punëtorët,  për orët që nuk janë në punë është e drejtë.

“Ndërprerja e pagës për orët që nuk janë në punë është e drejtë. Do të ishte shumë më mirë sikur të njoftoheshim me kohë për grevën, e respektojmë grevën”, është shprehur ai.

Kurse për ligjshmërinë e grevës, Spahiu ka thënë se duhet të merret Inspektorati i Punës.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika