Mediat angleze zbulojnë gjithçka: Guardiola largohet nga City, mësohet pasardhësi i tij

Enzo Maresca pritet të jetë pasardhësi i Pep Guardiola në stolin e Manchester City.

Sipas raportimeve të mediave angleze, Guardiola do të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni, me ndeshjen ndaj Aston Villa në stadiumin “Etihad” që pritet të jetë paraqitja e tij e fundit në krye të kampionëve anglezë.

Maresca, i cili më herët ka qenë pjesë e stafit teknik të Guardiolas te City, së fundmi drejtoi Chelsean, por u largua nga posti disa muaj më parë.

Raportohet gjithashtu se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë menjëherë pas largimit të Guardiolas.

Trajneri spanjoll udhëheq Manchester Cityn që nga viti 2016 dhe, ndonëse kontrata e tij skadon verën e ardhshme, ai ka vendosur ta mbyllë më herët aventurën me kampionët në fuqi të Premier League.

Gjatë periudhës së tij te City, Guardiola ka ndërtuar një nga skuadrat më dominuese në futbollin anglez dhe evropian, duke fituar 20 trofe, mes tyre gjashtë tituj të Premier League dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika