Presidentja Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, bisedojnë për sigurinë dhe energjinë

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur të premten në takim të rregullt ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i ShBA-së Jeffrey Hovenier dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidences, Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për vazhdimin e koordinimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe të ShBA-ve.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe vazhdimin e koordinimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim

Poashtu, në njoftim thuhet se, presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë biseduar edhe për çështje të sigurisë, sundimit të ligjit dhe energjisë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika