Varhelyi: E mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kishte deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës. Kjo marrëveshje është mirëpritur nga Komisionari evropian për Zgjerim, Varhelyi

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi

Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve ndërmjet të dyja vendeve është mirëpritur nga Komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi ka thënë se shpreson që marrëveshja në mes të të dyja vendeve të jetë një fillim i një epoke të re e njëherësh, edhe një përparim i dialogut.

“E mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të sinjalizojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog, bazuar në marrëveshje dhe zbatim të ndërsjellë”, shkroi ai gjersa ka shpërndarë fjalimin e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, mbi këtë marrëveshje.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, ky vendim është një zgjidhje evropiane. Borrell ka përgëzuar të dy liderët e shteteve për marrjen e vendimit dhe udhëheqjen e tyre.

Borrell: Kemi marrëveshje, Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika