Rasti i dhunimit në Prishtinë, Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pesë persona dyshohen se e kanë dhunuar seksualisht një të mitur në komunën e Prishtinës.

Kallxo.com, ka mësuar se viktima është vajzë e mitur e moshës 11-vjeçare.

Sipas mediumit në fjalë, dhunimi ka ndodhur nga ora 17:30 deri në 00:33, kështu viktima ka qenë viktimë e dhunës seksuale për shtatë orë.

Gjykata Themelore e Prishtinës, për Rtv Dukagjinin e ka konfirmuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, në një përgjigje me shkrim për Portalin Dukagjini ka thënë se prokurori i shtetit e ka caktuar masën e parabaurgimit për dy persona të dyshuar.

Për njërin nga të dyshuarit është kërkuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, kurse për tjetrin, i cili sipas prokurorisë, është i moshës së mitur, 24 orë.

Të dy personat dyshohen se e kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar, personi madhor është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa i mituri në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘Dhunimi’, si dhe, ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.

Ulaj ka bërë të ditur se për rastin në fjalë, janë “duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me të gjitha institucionet relevante”.

Tutje, ajo ka shtuar se meqë rasti ka të bëjë me procedurë për të mitur, nuk mund të jepen informata të tjera, për shkak të ruajtjes së integritetit të të miturve në procedurë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika