Kleriku shiit irakian paralajmëron dorëheqjen, kjo shkakton trazira

Paralajmërimi i klerikut shiit irakian Al-Sadr, se do të japë dorëheqje ka shkaktuar tensione në shtetin e Irak-ut

Muqtada al-Sadr, lideri shiit në Irak. Foto: Al Jazeera

Qindra ndjekës të klerikut shiit  Al-Sadr, u ngjitën në barrierat e çimentos që çojnë në pallatin e qeverisë së Irakut pasi të hënën njoftoi dorëheqjen e tij nga politika, duke nxitur frikën për më shumë paqëndrueshmëri mes një krize politike të paprecedentë, raporton AP.

Menjëherë pasi Muqtada al-Sadr njoftoi tërheqjen e tij “përfundimtare” nga politika, qindra ndjekës të tij nxituan drejt pallatit të qeverisë, selia e qeverisë së përkohshme. Ishte hera e parë që ndjekësit e tij tentuan të shkelin pallatin që kur mijëra prej tyre sulmuan parlamentin e Irakut për të parandaluar rivalët e al-Sadrit të formonin një qeveri.

Protestuesit përdorën litarë për të rrëzuar barrierat e çimentos që çonin në portat e pallatit.

Ushtria e Irakut u bëri thirrje protestuesve që të tërhiqen menjëherë nga Zona e Gjelbër dhe të praktikojnë vetëpërmbajtje “për të parandaluar përleshjet ose derdhjen e gjakut irakian”, thuhet në një deklaratë.

“Forcat e sigurisë pohojnë përgjegjësinë e tyre për të mbrojtur institucionet qeveritare, misionet ndërkombëtare, pronat publike dhe private”, thuhet në deklaratë.

Në një postim në Tëitter, kleriku tha se po tërhiqej nga politika dhe urdhëroi mbylljen e zyrave të partisë së tij. Nuk është hera e parë që al-Sadr njofton tërheqjen e tij nga politika, por shumë kanë frikë se kjo mund të nxisë më shumë përshkallëzim.

Deklarata e Al-Sadr të hënën ishte një reagim ndaj pensionimit të udhëheqësit shpirtëror shiit Ayatollah Kadhim al-Haeri, i cili numëron shumë nga mbështetësit e al-Sadr si ndjekës. Një ditë më parë, al-Haeri njoftoi se do të largohej si autoritet fetar dhe u bëri thirrje ndjekësve të tij që të mbështesin Ayatollah Ali Khamenei të Iranit, jo qendrën shpirtërore shiite në qytetin e shenjtë të Irakut, Najaf.

Ky veprim ishte një goditje për al-Sadr. Në deklaratën e tij ai tha se dorëheqja e al-Haerit “nuk ishte vullnet i tij”.

Al-Sadr fitoi pjesën më të madhe të vendeve në zgjedhjet e tetorit, por nuk arriti të formojë një qeveri të shumicës, duke çuar në atë që është bërë një nga krizat më të këqija politike në Irak në vitet e fundit.

Blloku i tij më vonë dha dorëheqjen nga parlamenti dhe mbështetësit e tij muajin e kaluar sulmuan ndërtesën e parlamentit në Bagdad. Al-Sadr ka kërkuar që parlamenti të shpërndahet dhe të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika