Kosova dhe Serbia akoma pa dakordim për targat e automjeteve

Kosova dhe Serbia akoma nuk e kanë gjetur një dakordim për çështjen e targave të automjeteve. Dy palët janë pajtuar vetëm për dokumentet, përderisa gjatë ditës në lidhje me këtë çështje nuk kanë folur nga Bashkimi Evropian, e as nga Qeveria e Kosovës. Nga njohës të zhvillimeve politike, po vlerësohet se së shpejti do të arrihet pajtim edhe për këtë pikë

Takimet në Bruksel nuk mjaftuan, prandaj, emisarët e BE-së dhe SHBA-së për dialogun, Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar, ishte deshaur që të vizitonin Kosovën dhe Serbinë për t’i bindur dy shtetet që të arrijnë një dakordim.

Vizitat i bindën kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin Aleksandar Vuçiq, që të pajtohen për ta zbatuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, e arritur në vitin 2011.

Megjithatë, akoma Kurti dhe Vuçiq nuk kanë gjetur zgjidhje për një pikë, atë të targave të veturave.

Në lidhje me këtë çështje, Televizioni Dukagjini nuk i janë përgjigjur gjatë ditës nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.

Analisti Gazmir Raci, ka vlerësuar se Serbia në këtë rast e ka vetëm një zgjidhje.

“Nuk shoh alternativë tjetër përpos dakordimit nga ana e Serbisë përveç se ta zbatojë edhe atë pikë të marrëveshjes e cila ka mbetur e pazbatuar, që i bie që tabelat RKS dhe SRB duhet të mbulohen me ngjitës për një kohë, derisa Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra tjetrën”, ka thënë Gazmir Raci – Analist.

Se marrëveshje për këtë pikë do të arrihet, është optimist edhe profesori Abit Hoxha.

“Sipas të gjitha gjasave, drejtimi i këtyre marrëveshjeve po shkon se të dyja palët po bëjnë kompromise të vogla. Kompromisi i fundit me letërnjoftimet e strukturave paralele në Kosovë, na jep një shenjë se edhe Qeveria e Kosovës edhe Qeveria e Serbisë do të lëshojnë pak pe. Unë shpresoj se targat e komuniteteve etnike në Kosovë nuk do të jenë të veçanta në bazë të etnicitetit. Kjo do të ishte problem”, ka theksuar Abit Hoxha – Profesor.

E pas dokumenteve dhe targave, profesori Arben Fetoshi ka vlerësuar se procesin e dialogut po e pret një temë e nxehtë.

“Unë kam drojën, se menjëherë pas kësaj “humbjeje të Vuqiqit”, i cili arrin të aktroj mirë rolin e viktimës, presioni ndërkombëtar pastaj për një kompromis të radhës do të zhvendoset mbi Prishtinën dhe në këtë kuadër, natyrisht se sfida kryesore e muajve të ardhshëm për Qeverinë e Kosovës do të jetë çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka deklaruar Arben Fetoshi – Profesor.

Takimi i fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është zhvilluar me praninë e liderëve kryesorë të të dy shteteve.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika