Nuredin Lushtaku lirohet nga paraburgimi

Avokati i Nuredin Lushtakut, Artan Qerkini ka bërë të ditur se Lushtaku është liruar nga paraburgimi pasi kanë pushuar arsyet për mbajtjen e tij në paraburgim

Ish-gjenerali, Nuredin Lushtaku





Të martën e 30 gushtit, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku është liruar nga paraburgimi.

Këtë e ka bërë të ditur në emisionin “Five”, avokati i tij, Artan Qerkini.

Avokati, Artan Qerkini në lidhje direkte në emisionin “Five”

Ai ka thënë se arsyet për mbajtjen e tij në paraburgim kanë pushuar dhe se është liruar deri sa të vazhdojë procedura e shqyrtimit gjyqësor.

“Nuredin Lushtaku është liruar sot nga paraburgimi, pasi pas intervistimit të dëshmitarëve kanë pushuar arsyet për mbajtjen e tij në paraburgim. Arsyeja e vetme për mbajtjen e tij në paraburgim ka qenë rreziku për ndikim apo frikësim të dëshmitarëve”, ka thënë Qerkini.

Ndërkaq më 4 korrik, Gjykata Themelore në Mitrovicë, i kishte ishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Lushtakut.

30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun, Njësia Speciale e transferon në Qendrën e Paraburgimit (VIDEO)





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika