Zyrtarët amerikanë: Trump mund t’i ketë fshehur dokumentet në shtëpinë e tij në Florida

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kanë pretenduar se agjentët ishin "të ndaluar në mënyrë eksplicite" të kontrollonin një kuti magazinimi në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago për hetimin e dokumenteve që nuk i ka dorëzuar pas kryerjes së presidencës

Donald Trump, ish-presidenti i ShBA-së

Zyrtarët e Departamenntit të Drejtësisë thonë se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump mund të ketë fshehur dokumente gjatë një kontrolli të FBI-së në pronën e tij në qershor të këtij viti.

Departamenti i Drejtësisë në një dosje gjyqësore ka thënë se “ka mundësi që u bënë përpjekje për të penguar hetimin e qeverisë”. Zyrtarët kanë pretenduar se agjentët ishin “të ndaluar në mënyrë eksplicite” të kontrollonin një kuti magazinimi në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago.

Zyrtarët janë shprehur se të dhënat e tjera ka të ngjarë të jenë “fshehur dhe hequr” nga një dhomë magazinimi.

Presidentët amerikanë duhet t’i transferojnë të gjitha dokumentet dhe emailet e tyre në një agjenci qeveritare të quajtur Arkivi Kombëtar dhe FBI është duke hetuar nëse Trump i ka trajtuar në mënyrë jo të duhur të dhënat duke i dërguar ato nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago pasi u largua nga detyra në janar 2021, raporton BBC.

Ish-presidenti Trump ka mohuar çdo keqbërje dhe ka thënë se gjërat ishin të deklasifikuara.

Trump kishte paditur për një listë të detajuar të asaj që ishte marrë nga pasuria e tij dhe po kërkon që qeveria të kthejë çdo send që nuk ishte në objektin e urdhrit të kërkimit.

Avokatët e Donald Trump kanë kërkuar që një avokat “neutral” i palës së tretë, i njohur si mjeshtër special, të sillet për të përcaktuar nëse dosjet e sekuestruara mbulohen nga privilegji ekzekutiv, i cili u lejon presidentëve të mbajnë të fshehta disa komunikime.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika