Rama: Hapësirat publike të Prishtinës do të vëzhgohen nga kamerat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga dita e enjte hapësirat publike të kryeqytetit do të jenë nën vëzhgimin e kamerave

Llogo e Policisë së Kosovës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se hapësirat e publike në Prishtinë, tani e tutje do të jenë nën vëzhgimin e kamerave.

Rama ka njoftuar se të enjten e kanë finalizuar këtë marrëveshje me Policinë e Kosovës, për instalimin sistemit të kamerave në hapësirat publike të Komunës së Prishtinës.

“Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot”, ka shkruar Rama në Facebook.

Tutje, i pari i Prishtinës u shpreh se bashkë me Policinë e Kosovës, do t’i koordinojnë aktivitetet për ta përmirësuar sigurinë publike në kryeqytet.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika