Arrestohet i dyshuari për ngacmime seksuale në mediat sociale  

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili dyshohet për degradim të integritetit seksual

Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar të dyshuarin për degradim të integritetit seksual.

Nëpërmjet një njoftimi Policia e Kosovës ka bërë se ditur se gjetjen e lokacionit dhe arrestimin e personit të dyshuar kosovar E.M. e ka bërë Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor të enjten e 1 shtatorit.

“I dyshuari në disa faqe të internetit është shfaqur direkt (LIVE) në një video ku ka biseduar me vajza  me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare ndërsa njëra prej tyre 18 vjeçare, i dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale. Video në fjalë është shpërndarë edhe nëpër rrjete të ndryshme sociale TikTok, youtube etj”, ka shkruar në njoftim Policia e Kosovës (PK).

Sipas PK-së i dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, dhe rasti me kallëzim është proceduar për në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

“I dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal ,,Degradim i integritetit seksual” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika