Madonna e Turqisë në arrest shtëpiak, mund të dënohet deri në tri vjet

Këngëtarja e muzikës pop në Turqi, Gülşen Çolakoğlu, një javë më parë ishte arrestuar për "nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë" pasi kishte bërë shaka me shkollat fetare. Ndërsa katë ditë më vonë pasi Gülşen ishte burgosur është vendosur që ajo të shkojë në arrest shtëpiak dhe duke rrezikuar dënimin deri në tri vjet

Gülşen Çolakoğlu, këngëtare e muzikës pop në Turqi

Këngëtarja turke, Gülşen, e cilësuar shpesh si Madonna e Turqisë është arrestuar të enjten e 25 gushtit për shkak të një shakaje që ajo kishte bërë për shkollat fetare në Turqi. Ndërsa katër ditë më vonë ylli i popit turk është vendosur në arrest shtëpiak.

Artistja turke mund të dënohet deri në tri vjet burg për “nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë”.

Aktakuza drejtuar këngëtares përfshinë 48 faqe dhe ka 702 ankues, duke përfshirë individë, një organizatë pro-qeveritare për të drejtat e grave dhe një shoqatë nga shkollat fetare.

Kodi penal i Turqisë kriminalizon nxitjen e urrejtjes dhe armiqësisë kundër grupeve të ndryshme në shoqëri bazuar në klasë, racë, fe ose sekt, duke kërkuar dënim me burg në rastet që çojnë në kërcënime kundër sigurisë publike.

Në deklaratën e saj në polici të përfshirë në aktakuzë, Gülşen ka thënë se kishte bërë shaka me një anëtar të grupit, pseudonimi i të cilit ishte “imam”, por që nuk kishte ndjekur shkollën.

“Këtë nuk e kam thënë asnjëherë për të fyer apo denigruar studentët e Imam Hatips apo një segment të vendit tonë. Respekti im për të gjitha vlerat dhe ndjeshmëritë e vendit është i përjetshëm”, ka thënë ajo duke mohuar akuzat, raporton euronews.

Këngëtarja 46-vjeçare ishte bërë më parë një objektiv në qarqet islamike për shkak të veshjeve të saj të dukshme në skenë dhe për shpalosjen e një flamuri LGBTQ+ në një koncert.

Ndryshe avokati i Gülşen kishte bërë një kërkesë për lirimin e saj nga arresti shtëpiak por e njëjta ishte refuzuar.

Turqi: Arrestohet këngëtarja 46-vjeçare pasi bëri shaka me shkollat fetare

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika