Liz Truss premton një plan për zgjidhjen e krizës energjetike

Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe njëherësh kandidate për kryeministre ka premtuar se do të do të përpilojë një plan brenda jave për zgjidhjen e problemit me krizën energjetike nëse do ta fitojë garën

Liz Truss, kandidate për kryeministre të Britanisë së Madhe

Kandidatja për kryeministre të Britanisë së Madhe, Liz Truss, është zotuar se do të përpilojë një plan brenda një jave për zgjidhjen e problemit me krizën energjetike nëse do t’i fitojë zgjedhjet.

Javët e fundit ka pasur thirrje gjithnjë e më të forta që qeveria të ndërhyjë për të mbështetur më të cenuarit, me faturat e energjisë që do të rriten në rreth 3 mijë e 500 £ këtë dimër për një familje mesatare.

Kandidatja për kryeministre të Britanisë së Madhe ka thënë se nëse do t’i fitojë zgjedhjet puna e parë që do të bëjë është të merret me këtë problem.

“Nëse zgjidhem kryeministre, brenda një jave do të sigurohem që të ketë një njoftim sesi do ta trajtojmë çështjen e faturave të energjisë dhe të furnizimit afatgjatë për ta vënë këtë vend në të drejtë, bazë për dimër”, ka thënë Truss.

Por, duke e ditur se akoma nuk ka ndonjë rezultat për garën, ajo ka theksuar se nuk mund të japë më shumë informacione rreth kësaj çështjeje.

“Ne ende nuk e dimë rezultatin e kësaj gare për lidership. Pra, do të ishte krejtësisht e gabuar”, ka shtuar ajo.

Gjatë gjithë fushatës së lidershipit, zonja Truss është zotuar të “fillojë uljen e taksave që nga dita e parë” me një rishikim të ri të buxhetit dhe shpenzimeve që do të anulonte rritjen e prillit në sigurimet kombëtare dhe rritjen e taksave të korporatës vitin e ardhshëm nga 19% në 25%.7, raporton Sky News.

Ndryshe, Truss është përballur me kritika që nga ky plan pasi ata të cilët do të përfitojnë janë personat me të ardhura më të larta sesa ata me të ardhura të ulëta.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika