Të hënën, përsëri protestë në Prishtinë për rastin e 11-vjeçares

Në Prishtinë do të mbahet edhe një protestë në kërkim të drejtësisë për rastin e dhunimit të vajzës së mitur 11-vjeçare

Protesta e 31 gushtit për rastin e dhunimit 11 vjeçares

Të hënën, më pesë shtator do të ketë përsëri protestë në lidhje me rastin e përdhunimit të vajzës 11-vjeçare.

Fillimisht për këtë rast ishin arrestuar pesë persona të dyshuar për përdhunim, por tash atyre u janë shtuar edhe gjashtë persona të tjerë të cilët dyshohet se në muajin qershor e kishin dhunuar vajzën 11-vjeçare, edhe këta persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kjo protestë është organizuar nga disa organizata: Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj.

Protesta pritet të fillojë në orën 12:00.

Ndërkaq, janë shkarkuar edhe dy drejtorë të Policisë së Kosovës pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Nga pozita e drejtorit të Policisë rajonale të Prishtinës është larguar Fahredin Verbovci ndërkaq, Shkëlzen Xhafa nga ajo e Shefit të Operativës për kryeqytet.

Ndërsa, për shkarkimet e tyre, njoftimi u bë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse shkarkimet bëhen nga menaxhmenti i Policisë. Kreu i Qeverisë ka thënë se përgjegjësi duhet të mbajnë edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) e Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK).

Po ashtu, dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës ka dhënë Samedin Mehmeti.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se kërkesa e dorëheqjes nga Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11-vjeçares, për arsye “personale dhe ndërgjegje profesionale”.

Më 29 gusht, Policia e Kosovës kishte njoftuar se pesë persona e kishin dhunuar një vajzë të mitur 11-vjeçare, dhunimi kishte ndodhur nga ora 17:30 deri në 00:33, kështu e mitura kishte qenë viktimë e dhunës seksuale për shtatë orë.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika