Të hënën e pesë shtatorit, Kompania për Operacione me Civil e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar aktivitete në mbështetje të kampit veror të Institutit “ATOMI” në Aeroportin e Gjakovës si dhe në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese të Kërkim Shpëtimit( QNTKSH) në Pomozotin.
“Nëpërmjet ligjëratave nga pjesëtarët e FSK-së dhe vizitës në QNTKSH atomistët përfituan njohuri rreth misionit, detyrave dhe strukturës së FSK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Në njoftim thuhet se gjithashtu kanë pasur mundësi të socializohen mes vete me lojëra të ndryshme të ndërtimit të ekipit si dhe aktivitete të përbashkëta në ndihmën e parë, mbijetesën në kushte të vështira si dhe orientimit në natyrë pa pajisjet e nevojshme të navigimit.
Forcat e Sigurisë së Kosovës ka shkruar se për të qenë më afër qytetarëve të saj realizon bashkëpunime të tilla me organizata dhe institucione civile, në mënyrë që të rinjtë të familjarizon sa më shumë me ushtrinë.
