Sveçla: Për herë të parë nga paslufta, Policia fillon patrullimin në vijën kufitare Kosovë-Serbi dhe në hapësirën e Liqenit të Ujmanit

Për herë të parë që nga paslufta, Policia e Kosovës ka filluar me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit

Kontrolli i kufirit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se të enjten e tetë shtatorit Policia e Kosovës ka filluar me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

Kështu ka bërë të ditur Sveçla, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa ka theksuar se tashmë kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës”, ka shkruar ai.

Patrullimi i vijës kufitare Kosovë-Serbi dhe hapësirës së Liqenit të Ujmanit

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të dielën e shtatë gushtit ka vizituar zyrtarët policorë në pikën kufitare në Bërnjak.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ministri i këtij dikasteri ka thënë se që nga viti i kaluar deri më tani në veri të vendit kanë ndodhur 14 sulme, 10 prej të cilave kanë qenë ndaj zyrtarëve policorë.

“Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare. Me këtë rast, takova disa nga zyrtarët policorë të cilët janë ballafaquar me sulme të shumta nga strukturat ilegale serbe në mbrëmjen e 31 korrikut si dhe zyrtarë të tjerë policorë që po angazhohen në mbrojtje të kufirit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Zyrtarët e kësaj pike kufitare të shtunën e gjashtë gushtit janë sulmuar derisa po patrullonin në liqenin e Ujmanit.

Sveçla viziton policinë në Bërnjak: Përkundër sfidave pashë vendosmëri për punë

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika