Arsenal, i vetmi klub i ftuar për çaj me Mbretëreshën

Ekipi anglez është ekipi i vetëm i ftuar ndonjëherë nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, ftesë kjo e bërë si rrjedhojë e pamundësisë së vizitës së mbretëreshës në shtëpinë e re të klubit. Ky takim ishte cilësuar nga drejtori i klubit sikurse një ndër pikat kyçe të rrugëtimit të tij profesional

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II dhe menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger

Arsenali është i vetmi klub futbolli i ftuar ndonjëherë për çaj pasdite me Mbretëreshën.

Në verën e vitit 2006, atë kohë kur Arsenali u zhvendos nga Highbury në stadiumin Emirates, Mbretëresha Elizabeth II ishte planifikuar të priste shiritin për të hapur zyrtarisht shtëpinë e re të klubit.

Tashmë e ndjera, për shkak të raportimit të lëndimit të shpinës nuk mundi të ishte prezente dhe si rrjedhojë, ishte Princi Philip ai që zuri vendin e saj.

U raportua se Mbretëresha shprehu zhgënjimin e saj për mungesën e ngjarjes dhe si rezultat, skuadra e Arsenalit u ftua në Buckingham Palace për çaj pasdite në shkurt të vitit 2007.

Pamjet nga një dokumentar i BBC-së fiksuan takimin mes Mbretëreshës dhe ekipit të Arsenalit.

 

Drejtori i klubit, Ken Friar e kishte cilësuar takimin me mbretëreshën si një ndër pikat  kryesore të rrugëtimit të tij me ekipin anglez.

Ndërsa menaxheri, Arsene Wenger kishte theksuar se takimi me Arsenal ishte një shenjë e qartë e interesimit të saj për njerëzit.

Para takimit me Mbretëreshën, skuadrës së Arsenalit iu bë një turne privat në apartamentet shtetërore nga Desmond Shawe Taylor, një ekspert i koleksioneve mbretërore.

Me arritjen e mbretëreshës për të përshëndetur lojtarët, kapiteni i klubit, Thierry Henry prezantoi lojtarët.

“Shkoi shumë bukur,” tha Henry më pas. “Nuk kam fjalë për të përshkruar përvojën që na ka dhënë Mbretëresha.”

Ekipi i Arsenal ka reaguar me një postim pas vdekjes së monarkes.

“Jemi thellësisht të pikëlluar kur dëgjojmë për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës”, ka shkruar Arsenal gjersa ka thënë se do të vazhdojnë të reflektojnë në jetën e pabesueshme dhe shërbimin e përkushtuar të Madhërisë së Saj.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ka vdekur në moshën 96-vjeçare, të enjten.

Mbretëresha mbretëroi për 70 vjet, duke shërbyer si një fener stabiliteti në një kohë të trazuar. Vdekja e saj ka shkaktuar një pikëllim të madh në Britani për monarken 96-vjeçare, e cila mbretëroi për 70 vjet.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Britanisë, vdes në moshën 96-vjeçare

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika