MPB njofton për procesin e përgatitjes për regjistrimin e veturave

Gjatë vizitës së shefës së kabinetit të MPB-së, Jeta Tela në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Veri është njoftuar për procesin e përgatitjes për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ato ilegale në targat RKS

Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në veri të vendit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se shefja e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Jeta Tela së bashku me zyrtarë të tjerë nga kabineti kanë vizituar Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Veri.

Gjatë vizitës së shefës së kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme është njoftuar për procesin e përgatitjes për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ato ilegale në targat RKS.

“Të gjitha përgatitjet operacionale ishin gati dhe me këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë të regjistrojnë veturat e tyre në QRA-të përkatëse, duke përfituar nga lehtësirat e parapara në këtë proces i cili do të zgjatë deri me datën 31 tetor të këtij viti”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Tutje në njoftimin e ministrisë thuhet se në këtë vizitë, Tela ka falënderuar të gjithë zyrtarët e angazhuar që ofrojnë informacionet e nevojshme për qytetarët e interesuar.

Mes tjerash, ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar të gjithë qytetarët se fushata e informimit do të vazhdojë në mënyrë intensive gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim anë e mbanë Kosovës.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika