Nagavaci për grevën në arsim: Në situatën aktuale, më shumë është shantazh

Ministrja Nagavci ka thënë se shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar dhe si rrjedhojë, do të vazhdohet me dialogun e mirëfilltë social. Ajo ka thënë se është e gatshme për bashkëpunim dhe e hapur për kritika dhe ridizajnim të politikave që shpiejnë në ngritjen e rezultateve në arsim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se greva nuk ka kuptim atëherë kur në saje të saj dëmtohen nxënësit dhe procesi mësimor. Sipas saj, greva në arsim në situatën aktuale më shumë është shantazh.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të mos refuzojnë të bëjnë punën më fisnike, e që sipas saj, është mësimdhënia.

“Çdo ditë jashtë klasave, ju bën me vetëdije ose jo, pjesë të agjendave të grupeve të interesit që asnjë interes të përbashkët me ju a me arsimin si fushë nuk e kanë. Përkundrazi, kanë kontribuuar në gjendjen që e kemi të gjithë. Mësimi është mbi të gjitha”, ka shkruar Nagavci, gjersa ka theksuar se greva ka kuptim atëherë kur nuk dëmton njerëzit.

Gjersa e ka quajtur “më shumë si shantazh” grevën në arsim, Nagavci ka shkruar se përball shantazhit, nuk ka rrugë tjetër veçse të qëndrohet për vlerat antishantazh.

Ministrja në fjalë ka thënë se mbetet e gatshme për bashkëpunim, e hapur për rekomandime e kritika konstruktive dhe njëherit, e vullnetshme për të punuar në avancimin të pozitës së mësimdhënësve si dhe në vlerësim e ridizajnim të politikave që shpiejnë në përmirësim të rezultateve në arsim.

Sipas saj, shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar dhe si rrjedhojë, do të vazhdohet me dialogun e mirëfilltë social.

Në një njoftimin për media, Këshilli Grevist i BSKP-së dhe ai i SBASHK-ut kanë bërë të ditur se Qeveria nuk ka zgjidhje për kërkesat e tyre, prandaj sipas tyre, greva vazhdon.

Sipas njoftimit të tyre, Qeveria e Kosovës i ka ikur dialogut me sindikatat dhe nuk është angazhuar për zgjidhjen e kërkesave të tyre, dhe kjo sipas tyre, ka sjellë që greva që ka filluar nga 25 gushti të vazhdojë.

SBASHK-u: Qeveria nuk do zgjidhje të kërkesave, prandaj greva vazhdon

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika