Tre muaj e gjysëm në terr – KEDS i informuar për këtë rast

Njërit prej dy banorëve të fshatit Vërnakollë të Vitisë, nuk ka rrymë për më shumë se 3 muaj. Ai ka rrëfyer për RTV Dukagjinin se i është vështirësuar jeta shumë. Për këtë, KEDS dhe Komuna e Vitisë tashmë janë të njoftuar

Pamje nga vendi i ngjarjes

Për të shkuar në fshatin Vërnakollë të Vitis, duhet të kalosh nëpër një rrugë të tmershme rreth katër kilometërshe.

Dikur i banuar me shumë banorë të komunitetit kroat, tani është kthyer në një fshat “fantazmë”  në të cilin jetojnë vetëm dy banorë.

Përveç rrugës, njëri nga dy banorët e ka edhe një hall shumë të madh, që po ia vështirëson jetën çdo ditë e më shumë.

Jakova Petar, tash e 3 muaj e gjysëm, natën po e kalon tërësisht në terr.

“Orën e rrymës e kanë marrë dhe e kanë largu, më kanë thënë se do të vijnë për të sjellë një orë të re, mirëpo kanë kaluar rreth 3 muaj e gjysëm, dhe ai personi që ishte këtu asnjëherë më nuk është shfaqur. Unë tash e tre muaj e gjysëm nuk kam energji elektrike”, ka thënë Jakova Petar, banor i Vërnakollës.

E për dy muaj rresht, Petarin e shoqëroi një llampë. Mirëpo, edhe kjo tani është jashtë funksionit.

“Të vetëm dritën që më ka shoqëruar natën ishte kjo llambë e cila tanimë është prishur tash, dhe absolutisht natën e kaloj tërësisht në terr”, ka theksuar ai.

E vështirësinë që po i kalon ky i moshuar, e tregon me lotë në sy e më zë të dridhur.

“Hajde tash, me trego ti mua si me jetu në këtë mënyrë. Nata për mua është e perjetshme., pasiqë nuk shoh asgje me keta sy, pa asnjë dritë të vetme unë jetoj këtu.  Si të jetoj kështu unë, si? Me kanë thënë që shumë moti nuk e ke paguar energjinë elektrike, dhe për këtë arsyje po ta ndalim. Vetëm nësë një frymë ndegjohet gjatë natës këtu, une menjëherë terqethem sepse, tash e 3 muaj e gjysëm jetoj në këtë mënyrë të tmerrshme”, ka deklaruar Petar.

Nga KEDS, jozyrtarisht i kanë thënë RTV Dukagjinit se janë të informuar për këtë çështje, e që sipas tyre konsumatori nuk ka treguar fare për këtë. E kështu thonë edhe nga Komuna e Vitisë.

“Ndërkaq sa i përketë çeshtjes se furnizimit me rrymë jemi informuar nga KEDS në Viti, se bëhet fjalë për një prishje që konsumatori sipas tyre akoma nuk e ka lajmëruar. Komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar të ju ofrojë sipas mundësive ndihmë të gjithë qytetarëve pa dallime por asnjëherë duke harruar të moshuarit. Per të moshuarit dhe personat me probleme dhe shendetësore komuna e Vitisë në bashkepunim me Caritas Kosovën dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti,  ju ofron shërbime shendetësore falas edhe në shtepitë e tyre”, ka deklaruar për RTV Dukagjini Komuna e Vitisë.

Kërkesa e vetme e këtij banori, është që KEDS t’i zgjidh këtë problem.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika