Shkollat paralele serbe, MASHT-i e sheh problem ligjin për qeverisje lokale

Ekzistenca e shkollave paralele në Kosovë që punojnë me korrikulë të Serbisë vazhdon akoma. Ministria e Arsimit tha se Komunat i kanë dhënë shumë kompetenca këtyre shkollave në ndërkohë përfaqësusit e komunave po thonë se barra më e madhe i bije Ministrisë e Qeverisë

Ilustrim

Shkolla “Branko Radicevic”, e cila ndodhet në Komunën e Obiliqit. Aty mësim marrin nxënës të cilët janë të komunitetit serb. Por edhe mësimdhënësit janë të po këtij komuniteti të cilët nuk i ndjekin kurrikulat e Ministrisë së Arsimit.

Madje mësuesit aty, as nuk paguhen nga shteti i Kosovës.

Këtë e konfirmon edhe drejtori i kësaj shkolle, i cili nuk deshi të flasë para kamerës. Ai shkurtimit i tha televizionit se pagat i marrin nga Serbia, por edhe direktivat i marrin nga atje.

Në Komunën e Obiliqit thonë se më herët stafi ishte paguar edhe nga komuna. Sipas drejtorit të Arsimit, në këtë shkollë bëhet politikë me fëmijë.

“Në drejtorinë e mëhershme që ka qenë drejtori para meje, Agim Spahiu i ka hjek edhe prej listës së pagave se faktikisht aty mësim nuk ka as nuk ka pas. Aty vec janë tu i maltretu ata fëmijë edhe tu bo politikë, nuk e di pse bëhet kjo politikë” ka thënë drejtori i Arsimit në Obiliq, Sahit Zeqiri.

Si kjo shkollë ka edhe të tjera në komunat e banuara me shumicë serbe.

E ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, fajin ia lë komunave, për shkak të ligjit për Qeverisje Lokale.

 “Sa i përket cështjes së mësimdhënësve serb ju e dini që është rezultat i ligjeve që kemi në fuqi specifikisht edhe ligji për komuna i cili parasheh decintralizim dhe ju jep kompetenca tejet të mëdhaja komunave me shumicvë serbe, ligj i cili nuk mund të ndryshohet në kuvend pa e pas edhe së paku edhe një votë nga lista serbe por pertej kësaaj ne kemi pas rezultate në ketë drejtim e dini që kemi adresu qështjen e 32 zyrtarëve serb që për vite janë paguar nga ministria. Kemi analizu edhe listen e pagave për ata që kanë marrë paga të dyfishta”, ka deklaruar  Nagavci.

Por kryesuesi i kolegjiumit të arsimit, Samir Shahini e thotë të kundërtën.

“..mendoj që është deklaratë e pamenduar sepse nuk është në kompetencë të komunave që të rregullhet pjesa e korrikulës dhe ajo është problemi kryesor me sistemin paralel, është pjesa e librave dhe korrikulave me të cilat ata punojnë dhe kjo është përgjegjësi vetëm e Ministrisë”, ka thënë Shahini.

Shahini tregon edhe se cfarë kanë në dorë komunat.

“Ligji për qeverisje lokale rregullon pjesën e rekrutimit të stafit, menaxhimin e stafit dhe pjesët e tjera të punës administrative të shkollave”, ka shtuar Shahini.

Përndryshe, ani pse funksionimi shkollave paralele në Kosovë konsiderohet problem politik, kjo asnjëherë nuk është diskutuar në takimet për dialogun Kosovë-Serbi.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika